Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortis.
Kryetari Gashi theksoi se Spanja është vendi ynë mik, me të cilin jemi aleat në NATO, me shpresë që kjo të ndodhë edhe brenda Bashkimit Evropian. Bashkëpunimi parlamentar mund të forcohet në nivel të grupeve parlamentare të bashkëpunimit, të cilat formohen në vazhdimësi në të dyja Kuvendet.
Shënimi i 30-vjetorit të vendosjes së bashkëpunimit bilateral midis Spanjës dhe vendit tonë, ambasadori spanjoll e cilësoi si mundësi për të forcuar këtë bashkëpunim në disa fusha, si ato politike, ekonomike, sociale, kulturore. Ai e la të hapur derën për mbështetje dhe ndihmë në rrugën europiane. Ai vuri në dukje diplomacinë parlamentare si mjet të fortë për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella.
Duke pasur parasysh mandatin e ri të të dy bashkëbiseduesve, besohet se në këto vite të bashkëpunimit midis dy vendeve do të ngrihet në një nivel të konsiderueshëm, duke afruar kuvendet, vendet, popujt.