Takim Toshkovski-Gjorgjun: Pajisje turke për policinë e Maqedonisë

2 Min. Leximi

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot (02.09.2024) ka zhvilluar takim pune me drejtorin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gjorgjun. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të kompanive nga industria e mbrojtjes së Turqisë.

Në takim, delegacioni turk prezantoi kapacitetet dhe mundësitë që ofron industria turke e mbrojtjes si lider në rajon, në drejtim të pajisjes dhe rritjes së kapaciteteve të ministrisë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar transnacional dhe migracionit të paligjshëm.

- Advertisement -

“Turqia është një nga partnerët tanë më të afërt, ne jemi bashkë në NATO, dhe marrëdhënia jonë e ndërsjellë miqësore dhe partneriteti verifikohet nga bashkëpunimi i fortë ekonomik, tregtar, i sigurisë dhe kulturor, për të cilin të dyja vendet mbeten të përkushtuara. Po shqyrtojmë mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë prodhuese turke në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë për të përmirësuar kapacitetet e policisë sonë. Ne po ndërtojmë një forcë policore evropiane moderne dhe të pajisur që do të ofrojë siguri për çdo qytetar, sepse funksionaliteti i sistemit të sigurisë është parakusht për funksionimin dhe përparimin e shtetit juridik dhe mirëqenien e qytetarëve të tij”, theksoi ministri Toshkovski. .

Ministri Toshkovski prezantoi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e digjitalizimit, trajnimit të vazhdueshëm të punëtorëve dhe forcimit të kapaciteteve për sistem të integruar për menaxhimin e kufijve. Në atë drejtim drejtori Gjorgjun paraqitën mundësitë dhe zgjidhjet që kanë zhvilluar dhe zbatuar duke përdorur teknologjitë më të fundit si inteligjenca artificiale.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull