Tahiri: Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve do të jenë LVV-ja

1 Min. Leximi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri e ka quajtur bllokuese Lëvizjen Vetëvendosje për situatën politike të krijuar në vend.Tahiri ka deklaruar se humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të reja parlamentare nëse do të mbahen në vend do të jenë “pikërisht LVV.”“Bllokues është LVV, ata duhet të marrin veprime për të zgjidhur situatën, ne kemi propozu zgjidhje. Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve do të jenë LVV, kjo shihet edhe në matjet e opinionit publik”- tha ai para vazhdimit të seancës konstituive.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull