Sulm me raketë në Arabinë Saudite: Të paktën dy të vdekur dhe 12 të plagosur

1 Min. Leximi

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi mbi një ndërtesë banimi në Arabinë Saudite, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile.

​Sipas njoftimit të bërë nga kjo agjenci në rrjetet sociale, raketa goditi një kompleks banimi në zonën qendrore të Al-Kharj, e cila ndodhet në jug të kryeqytetit Rijad.
​Agjencia e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se në mesin e viktimave ka shtetas nga India dhe Bangladeshi.

​Më herët, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar sistemet radar në disa lokacione, përfshirë zonën Al-Kharj në Arabinë Saudite, pikërisht vendin ku u raportuan viktimat e fundit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull