“Sulm atomik”, pas Mbappe, Perez synon edhe Haaland, ja pse nuk është një transferim i pamundur

2 Min. Leximi

“Askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja”,kështu u shpreh Erlinh Haaland kur u pyet mbi mundësinë e një transferimi te Real Madrid. Kaq mjaftoi që fjalët e biondit norvegjez të bënin xhiron në rrjet, mbi të gjitha në Spanjë. AS, e përditshmja spanjolle, shkruan se nuk është i vërtetë lajmi se me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe nuk ka vend për Haaland, nuk do të thotë se me “gjelin” mbyllet merkato, përkundrazi.

As

Fakt është gjithashtu, shton AS, se Haaland e ka ëndërr të vesh fanellën e bardhë. Pavarësisht se te Man.City ka gjithçka i duhet, Haaland vijon të ëndërrojë për një transferim në Madrid, për këtë arsye la gjithçka të hapur me deklaratën e tij. Që në momentin kur Haaland zbarkoi në Mançester, agjentja e tij, Rafaela Pimienta u kujdes që të kishte një dritare të hapur për t’u larguar një ditë, arriti t’i marr Man.City një klauzolë largimi prej 200 milionë euro, kjo vetwm pwr ekipet jashtë Anglisë.

- Advertisement -

Mbappe Haaland Real Madrid

Sigurisht që transferimi i Haaland te Real Madrid nuk është aspak i lehtë, bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha, por stadiumi i ri “Santiago Bernabeu” pritet të sjell afro 150 milionë euro plus sezonin e ardhshëm. Perez synon të krijojë në Madrid një sulm atomik, një dyshe Haaland-Mbappe për të pushtuar Evropën.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull