Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN, në një emision në TV24, ka folur rreth përmirësimit të
jetës së qytetarëve. Sulejmani ka shtuar se vendimi për rritjen e pensioneve dhe rritjes së pagave në arsim janë ndër hapat e parë të kësaj qeverie drejtë përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Ai gjithashtu foli edhe për mungesën e vullnetit politik për të bërë reforma që ta ofrojnë vendin
drejtë BE-së.
“Deri më tani nuk ka pasur vullnet për të bërë reforma thelbësore, ku kemi rënie të besimit të
qytetarëve në gjyqësor, situata ekonomike dhe shumë probleme tjera na janë shfaqur si shkak i
politikave të këqija që kanë aplikuar qeveritë deri më tani. Ne këtë duhet ta ndërrojmë dhe të
mendojmë për reforma thelbësore, si ta përmirësojmë këtë vend, si ta bëjmë më mirë drejtësinë,
arsimin, shëndetësinë dhe të krijojmë kushte për qytetarët tanë që të ndihen sikur të jenë në një
vend evropian”, u shpreh Sulejamni.
Ai shtoi se barrierat politike duhet të tejkalohen, por duket që për këtë nevojitet kohë dhe ne nuk duhet të rrimë në vend, për shkak atyre problemeve politike dhe të mos e përmirësojmë jetën e
qytetarëve.