Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në intervistën për Alsat theksoi se çështja e ndryshimit të stemës dhe simboleve tjera shtetërore, hapet nga ana e partive në pushtet pasi që Qeveria nuk ka plan ekonomik, apo për reforma dhe eurointegrime. Siç tha Spasovski, LSDM është jashtëzakonisht kundër që të ndryshohet stema pasi që Maqedonia është krijuar në themelin e luftës nacional-çlirimtare dhe antifashizmit. Sipas tij, stema aktuale për momentin i pasqyron të gjitha atributet edhe të shtetit edhe të qytetarëve që jetojnë në shtet.
“Ne vlerësojmë se në këtë moment nuk duhet të kemi hapje të Kushtetutës dhe ndryshim të simboleve të shtetit, as të stemës e as të himnit. Pasi që, kemi shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me standardin e qytetarëve, ekonomisë e kështu me radhë që duhet t’i zgjidhim në këtë moment dhe jo të hapim këso çështje. Domethënë edhe luani është i papranueshëm për ju, fare të mos preket ajo temë? Nuk dua fare të diskutojmë për diçka që nuk ka propozime”, deklaroi Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së. /Alsat.mk