Sot verifikohet mandati i deputetëve të rinj në Kuvend

1 Min. Leximi

Kuvendi sot në seancën e tetë duhet të verifikojë mandatet e deputetëve të rinj që do të zëvendësojnë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe disa ministra të sapozgjedhur

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Deputetë të rinj do të jenë Dragan Nedeljkoviq, Velika Stojkova Serafimovska, Sergej Popov, Emilia Angelova, Vesna Gjorgjieva dhe Diana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Ndërsa Feride Haxhiu dhe Kaltrina Beqiri nga koalicioni VLEN.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Deputetët e rinj të VMRO-DPMNE-së vijnë në vendet e Mickoskit dhe ministrave Gordana Dimitrieska-Koçoska, Ljupço Dimoski, Vllado Misajlovski, Ivan Stoiljkoviq, Aleksandar Nikoloski, ndërsa ata të VLEN-it në vend të Izet Mexhitit dhe Fatmir Limanit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull