SLLAVESKI: PËRPJEKJE PËR INFLACION NËN TRE PËR QIND, SINJALE INKURAJUESE NGA QEVERIA

2 Min. Leximi

Shkup, 26 gusht – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski ka siguruar se po merren masa për të ulur inflacionin në nivel nën tre për qind, duke theksuar se në këtë drejtim ka sinjale inkurajuese nga ana e Qeverisë.

“Vërtetë duam të ulim inflacionin nën 3 për qind. Këtu ka sinjale inkurajuese nga ana e Qeverisë, më pak populizëm nga aspekti i shtypjes për rritjen e pagave. Me siguri deri në fund të vitit do të ketë përpjekje, masa, për të mbajtur buxhetin në kuadër të asaj që është parashikuar, deficit buxhetor të kontrolluar në aspektin e shpenzimeve. Ky është aspekti fiskal. Ndërsa e gjithë kjo që po e bëjmë me masat makroprudenciale, siç i quajmë, kujdesi i veçantë në lidhje me normën bazë të interesit të bonove të thesarit që nga janari nuk është ndryshuar, të gjitha këto janë në drejtim të uljes së inflacionit në një nivel të pranueshëm. Ky nivel i pranueshëm është kur nuk i shqetëson njerëzit. Do të ketë inflacion të lehtë, që mund të jetë rreth dy për qind, i cili nuk do të perceptohet dhe nuk do të ndikojë në vendimet dhe pritshmëritë tona”, deklaroi Sllaveski, pas takimit me drejtorin e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.

- Advertisement -

Sllaveski konfirmoi se sistemi i shtetit në kuadër të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) do të bëhet operacional gjatë muajit dhjetor.

- Advertisement -

Lidhur me rënien e bursave në vendet evropiane, Sllaveski theksoi se nuk ka arsye për të transferuar këtë ndikim në tregjet tona, ndërsa për një siguri më të madhe për investitorët, theksoi rëndësinë e lidhjes së tregjeve të kapitalit në rajon, për çka dje në Zagreb u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull