Si u vranë së fundi 21 ushtarë izraelitë në Gaza

1 Min. Leximi

Ushtria izraelite tha të martën se të paktën 21 ushtarë u vranë dhe disa u plagosën në një pritë në Rripin qendror të Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se kjo disfatë ndodhi ndodhi pranë komunitetit kufitar të Kissufit kur luftëtarët palestinezë sulmuan ushtarët sionistë që po përpiqeshin të hidhnin në erë disa ndërtesa.

- Advertisement -

Izraelitët thonë se luftëtarët palestinezë qëlluan me raketa një tank izraelit, ndërsa shpërthimi i njëkohshëm shkaktoi shembjen e dy ndërtesave dykatëshe, shkruan tesheshi.

“Për shkak të këtij shpërthimi, ndërtesat janë shembur, ndërkohë që pjesa më e madhe e forcave ishin brenda dhe pranë tyre”, shtoi Hagari.

Për këtë rast, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ata kishin “përjetuar një nga ditët më të vështira që nga fillimi i sulmit”.

Duke deklaruar se ushtria izraelite kishte nisur një hetim mbi situatën, të cilën ai e përshkroi si një “katastrofë”, Netanyahu tha se sulmet në Gaza do të vazhdojnë derisa të arrihet “fitorja absolute”.

- Advertisement -

Numri i të vdekurve të ushtarëve izraelitë që nga fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor është rritur në 565, por sipas llogarive alternative ëshë shumë më i lartë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull