Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
EkonomiLajme

SHTRENJTIMI I MADH I BANESAVE | 3000 euro metër katrori në Shkup

Përditësimi i fundit: 2024/09/28 at 10:32 AM
Publikuar September 28, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Analiza e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, tregon se për shkak të luhatjeve të ekonomisë dhe inflacionit, banesat në Shkup dhe në mbarë vendin dukshëm janë shtrenjtuar. Çmimet janë rritur, sidomos në tre vitet e fundit. Ato u ndikuan nga kriza e Kovidit, inflacioni, dallimi midis ofertës dhe kërkesës, rritja e shërbimeve komunale dhe kostot e ndërtimit. Ky është një trend që po ndodh aktualisht edhe në nivel rajonal dhe global. Gjithashtu, për shkak se vlera e parasë po bie, qytetarët po blejnë apartamente sepse mendojnë se ai është një investim i sigurt. Në të njëjtën kohë, ekziston kërkesa e madhe për dhënien e banesave me qira, ku nuk mund të përfitoni aq shumë, ndërsa edhe njerëzit nga jashtë Shkupit janë blerësit kryesor të apartamente në kryeqendrën e vendit.

Në periudhën e kaluar tregojnë analizat e Bankës Qendrore, rritja e çmimeve të apartamenteve vjen pjesërisht edhe si pasojë e faktorëve të ofertës, me një rritje të mëtejshme të kostos së materialeve dhe kostos së punës në ndërtim, thuhet në analizë. Kërkesa ka kontribuar gjithashtu, me rritje të mëtejshme të kredive të strehimit. Sipas analizës së Bankës referuar shpalljeve, çmimi i patundshmërive në tremujorin e dytë të vitit 2024 është rritur për 11.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

- Reklamim -

Në Shkup si kantierin më të madh, por edhe tregun më të madh të shitblerjes së banesave të reja por edhe të vjetra, sfida më e madhe për monitorimin e çmimeve të apartamenteve është shumëllojshmëria e çmimeve. Komuna dhe lagje të ndryshme kanë çmime të ndryshme për apartamente dhe pasuri të paluajtshme. Kjo mospërputhje ka çuar në mungesë të statistikave të besueshme, me burime të ndryshme që japin shifra të ndryshme.Andaj një ekspert i kësaj lëmie, Dimitar Bezhanovski ka përgatitur projektin https://www.cenakvadrat.com që lindi nga nevoja e tij personale për të gjetur informacione të sakta dhe të përditësuara për çmimet e apartamenteve në Shkup.

“Kam vënë re se informacioni ekzistues shpesh bazohet në vlerësime të pasakta ose të dhëna të dorës së dytë, të cilat nuk pasqyrojnë gjendjen reale të tregut.Për të ofruar të dhëna objektive dhe faktike, vendosa të mbledh informacionin direkt nga faqet e internetit lokale të pasurive të paluajtshme përmes skrapimit të uebit.Kjo qasje më ka lejuar të marr të dhëna të sakta dhe të përditësuara, drejtpërdrejt nga burimi, duke siguruar që të gjitha shpalljet e përpunuara të përmbajnë informacion të vlefshëm dhe të besueshëm”, thotë ai.

Të dhënat e tij tregojnë se vetëm në një periudhë trevjeçare, banesat në disa komuna të Shkupit janë rritur bile më shumë se 50 për qind.

Për më tepër, në mesatare një metër katror në Shkup për tre vite është rritur nga 1084 euro në 1577 euro për një metër katror. Në komunën e Çairit sipas kësaj analize të bazuar në shpalljet, banesat janë shtrenjtuar nga 770 euro në gusht 2021 për një metër katror në 1005 euro në shtator 2024.Në Komunën më të dendur në Maqedoni, maksimumi i kostos së banesës arrin në 1428 euro metër katrori. Në komunat e tjera të Shkupi maksimumi arrin 1300 euro në Butel, në Gjorçe maksimumi arrin 2000 euro , në Aerodrom 2666 euro, në Karposh-2991 euro dhe komunë Qendër afër 3000 euro.

Për sa i përket kostos mesatare, ato janë rritur nga 1070 euro në gusht 2021 në 1700 euro në gusht 2024 në Karposh.Në Aerodrom ato janë rritur për këtë periudhë respektive nga 1040 në 1670 euro, në komunë Qendër nga 1230 në 1870 euro, dhe në Gjorçe Petrov nga 892 në 1188 Euro.

Nga ana tjetër, në vitin 2021, Enti Shtetëror i Statistikave ka kryer regjistrimin e popullsisë që ka treguar se çdo e treta banesë në Maqedoni është e zbrazët, pra e pabanuar.Shifrat tregojnë se nga gjithsej 839.000 apartamente, 531.000 ose 63.4 për qind janë të banuara, dhe 307.000 apartamente ose 36.6 për qind janë të pabanuara.Ekspertët thonë se kushtet e favorshme të kredisë (me përjashtim të dy-tre viteve të fundit) përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm për zgjerimin e ndërtimit.

Edhe pse këtu duhet theksuar se disa prej kompanive/investitorëve të ndërtimit në një pjesë investuan fondet e tyre (pa huamarrje të konsiderueshme), gjë që i lejoi ata të ruanin çmimet më të larta të banesave për një periudhë më të gjatë, pa reaguar ndaj periudhave me kërkesë të ulët – sepse ato nuk janë të shtrydhura nga kreditë dhe interesat e lidhura me investimin. Gjithashtu, si pasojë e rritjes së çmimeve, biznese të ndryshme, subjekte private që më parë nuk ishin pjesë e industrisë së ndërtimit për të përfituar, apo për të mbrojtur vlerën e aseteve të tyre financiare, filluan të shfaqen si investitorë për ndërtimin e banesave.

Një nga faktorët më domethënës që i mbajti çmimet e pasurive të paluajtshme ishte rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit dhe lëndëve të para si rezultat i ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit gjatë pandemisë dhe si rezultat i konfliktit në Ukrainë (sot edhe konflikti Izrael-Hamas ) që kontribuoi më tej në rritjen e çmimeve.

Në këtë rritje të çmimeve, ndikim të rëndësishëm pati mungesa dhe kostoja e punës – gjë që rriti më tej koston e investimit dhe zgjati periudhat e zbatimit. Luhatja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna në periudhën e kaluar, veçanërisht në kushtet e krizës, shkaktoi edhe kufizime në tregjet e pasurive të paluajtshme, të cilat, nëpërmjet ofertës së kufizuar, ruajtën rritjen graduale të çmimeve sidomos në qendër të Shkupit. Por, edhe këtu trendi në periudhën e kaluar po ndryshon dhe numri i lejeve totale të ndërtimit është rritur nga 2800 (2018) në 3932 (2023), dhe në vitin 2021 ka qenë madje 4069.

Një pjesë e ndërtimtarëve vlerësojnë se çmimet e banesave që kanë shënuar rritje të vazhdueshme për një kohë të gjatë nuk janë reale, por të pritshme. Numri i parcelave ndërtimore interesante dhe fitimprurëse në pjesën më interesante të qytetit është zvogëluar ku edhe çmimi i tyre po rritet. Andaj një numër i mirë investitorësh kanë filluar të ndërtojnë në periferi të qytetit. Kur pronarët e parcelave panë që ndërtuesit i rritën çmimet e apartamenteve, i zgjeruan kushtet. Nëse më herët për ndërtimin e përbashkët kërkohej 20, 25, 27, maksimumi 30 për qind e tokës, tani është deri në 40 për qind të tokës thotë eksperti i ndërtimtarisë Nikolla Vellkovski. Ai tregon se në formimin e çmimit të apartamenteve, çmimi i parcelës ndërtimore është i pari.Nëse më parë ishte 250 deri në 300 euro për metër katror, Vellkovski thotë se tani për metër katror çmimi për marrjen e tokës arrin në 1000 euro.

Sipas sipërfaqes katrore të objektit, pra sa katrorë janë duke u ndërtuar, formohet çmimi i parcelës ndërtimore. Më pas vijnë shërbimet komunale, të cilat nuk janë rritur shumë, nga 80 deri në 120, 130 euro për metër katror, përfshirë materialet e ndërtimit dhe fuqinë punëtore.Rritja e çmimit nuk është aspak reflektim i çmimit të materialeve të ndërtimit, të cilat janë 20 deri në 30 për qind më të shtrenjta.Mungon edhe fuqia punëtore, nuk bëhet fjalë aq për rrogën e njerëzve, por për cilësinë e atyre që tani ndërtojnë, sepse nuk ka më mjeshtër profesionistë dhe ky është një problem i madh,andaj shteti duhet t’i drejtohet prodhimit të një profili të tillë kuadrosh – zejtarë në të gjitha profesionet.

Tani ndërtuesit janë praktikisht tregtarë individualë që bëjnë një investim një herë, kanë paratë e tyre dhe i investojnë në prona të paluajtshme dhe ndërtime sepse kjo është konjukturale dhe fitimprurëse. Ata shohin vetëm fitimin, kështu që mund të jetë një gjë e njëhershme për të ndërtuar një, dy, pesë ndërtesa, por udhëzuesi është vetëm fitimi.Problemi më i madh është se tani tregtarët- investitorët me apartamente nuk kanë vendndodhjen e tyre dhe u drejtohen pronarëve të truallit në të cilin është planifikuar të ndërtohet, të cilët nga ana e tyre i kanë ngritur kushtet dhe çmimin. /Koha/

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 28 Shtator, 2024 September 28, 2024
Artikulli i mëparshëm Fetai: Gjykata Kushtetuese është produkt i BDI-së dhe LSDM-së, por gjuhën shqipe s’mund ta zhbëjë!
Artikulli tjetër Derbi i Madridit luhet nesër, mungon Mbappe

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VLEN hap shtabin në Çair, Mexhiti: Në hapjen e shtabeve kemi shpërthim dhe vërshim të popullit

    3shi.net March 24, 2024
    Shënoi gol në Kupën e Azisë, lojtari përjashtohet me karton të kuq për arsyen ‘qesharake’ (VIDEO)
    Barça e turpëron Realin, Yamal hyn në historinë e “El Clasicos”
    Marsh protestues në mbështetje të Palestinës në Tiranë
    Turkish Airlines ruan titullin e linjës ajrore më të mirë në Evropë për herë të 9-të
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?