Dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytja e shiut në Vlorë, pritet të iniciojnë nisjen e një dosje penale në prokurorinë e qytetit bregdetar.
Në fokus të hetimit, janë zyrtarë të Bashkisë Vlorë, Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit si dhe ndërmarja e menaxhimit të ujrave dhe bordi i kullimit në Vlorë.
Verifikimet pritet të nisin këtë javë, duke sekuestruara dokumentacionin dhe rregulloren e bashkisë, por dhe marjen në pyetje të personave që kanë për detyrë të mirëmbajnë dhe kujdesën për sistemin menaxhimit të ujrave në qytetin e Vlorës.
Shumë prej punëve, si pastrim dhe sistemimi i kanaleve dhe pusetave të kullimit, janë raportuar si të përfundura por reliasht asgjë nuk është kryer dhe asgjë nuk ka funksionuar.
Për më tepër, nuk ka funksionuar njëri nga hidrovorët që shërben për largimin e ujit si dhe një sistem i tërë kanalizimesh të nëndheshme, që për një kohë të gjatë nuk është pastruar nga ana e bashkisë së Vlorës.
Megjithëse stuhia e shiut ka përfunduar 3 ditë më parë, prania e ujit dhe balta, vijojnë të jenë prezente në shumë lagje të Vlorës,ku banesa dhe garazhet e pallateve vijojnë të qëndrojnë të përmbytur./oranews