Asociacioni i bastoreve sportive (ABS) dhe Shoqata e të punësuarve në sektorin e lojërave me fat “Dëshiroj të punoj” e përshëndesin vendimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski që të mos e nënshkruajë Dekretin për Ligjin për lojërat me fat.
“Ky është edhe një konfirmim se vendimi që të mos votohet me procedurë të shkurtuar dhe nën flamurin e BE-së nuk ka pasur bazë juridike dhe ishte në kundërshtim me parimet e procesit demokratik dhe pjesëmarrjes së opinionit. I bëjmë thirrje Kuvendit, të gjithë deputetëve, të gjitha partive politike dhe autorëve të jenë të mençur dhe më në fund të hapet debat publik për këtë ligj të rëndësishëm. Ejani së bashku të miratojmë ligj evropian, i cili me të vërtetë do t’i mbrojë interesat e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e ABS-së.
Prej aty potencojnë se nëse sërish ka tentim për miratimin e ligjit me dhunë, do të organizojnë protesta masive.
Edhe nga Shoqata “Dëshiroj të punoj” vlerësojnë se me vendimin e presidentit Pendarovski mbrohen dhjetë mijë familje.
Presidenti Pendarovski nuk e ka nënshkruar dekretin për këtë ligj, ndërsa vendimi, siç kumtuan nga Kabineti i tij, është marrë në bazë të analizës së hollësishme të tekstit të Ligjit dhe të procedurës, në të cilën është miratuar, si dhe pas konsultimeve të zbatuara me Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend.