Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Radishan të Shkupit është gjetur i vdekur në një veturë një 71-vjeçar nga Shkupi.


“Me datë 30.03.2025 në ora 16:24 në SPB-Shkup është marrë njoftim se në rajonin e Radishanit, në veturën “Mercedes”, në pronësi të një personi juridik, është gjetur i vdekur S.M. (71) nga Shkupi. Një mjek ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, shtojnë nga MPB.