Në territorin e Bashkisë së Shkupit nga nesër deri të premten më 30 gusht, nga ora 21:00 deri në ora 2:00 pas mesnate do të ketë dezinsektim kundër mushkonjave.
Bashkia e Shkupit i njofton bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.
“Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.