Futbollistët e Shkëndijës nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e parë nga raundi i tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Kampioni i Maqedonisë në Shkup e pret skuadrën e Qarabagut.
Edhe pse skuadra azerbajxhanase ka më shumë përvojë dhe konsiderohet favorite, në taborin e tetovarëve besojnë në një rezultat pozitiv. Ndeshja e nesërme Shkëndija – Qarabag do të luhet në arenën “Todor Proeski” me fillim nga ora 20:00.
“Normalisht çdo skuadër në Kupat e Europës i ka cilësitë e veta, pavarësisht a është Karabahu apo bisedohet për ndonjë skuadër tjetër. Është e rëndësishme që ne të jemi në nivelin maksimal tonin si skuadër. Pastaj duke bërë analizat e javës, duke analizuar pikat e forta të tyre, do mundohemi që t’i neutralizojmë dhe të mundohemi që nga rastet e krijuara të shfrytëzojmë ndonjë”, tha Jeton Beqiri – trajner i KF Shkëndija.
“Ne jemi të gatshëm edhe për këtë ndeshje edhe shpresoj që edhe ma pak fat pse mos t’i eliminojmë. Po ta them edhe një që Karabahu është një ekip cilësore është favorit, por nuk fiton çdo herë favoriti”, u shpreh Besart Ibrahimi – futbollist i KF Shkëndija./TV21