Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci

Përditësimi i fundit: 2024/02/27 at 5:57 PM
Publikuar February 27, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Komunës së Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, të thirrur nga VV-ja, ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Pëllumb Bajqinovcin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Nga 33 anëtarë të Kuvendit që morën pjesë në këtë votim, me 33 vota pro është shkarkuar kryesuesi Pëllumb Bajqinovci.

- Reklamim -

Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla tha para asamblistëve se Bajqinovci kishte dështuar në përmbushjen e detyrave të tij.

“Bajqinovci ka dështuar në përmbushjen e detyrave të tij. Me qëllim të kthimit të funksionalitet të kuvendit, propozojmë që të votojmë për shkarkimin e tij. Ju ftoj që ta përkrahni propozimin tonë”, tha Sveçla.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

Nora Kelmendi, asambliste e VV-së, në konferencën për media gjatë javës së kaluar tha se Prishtina është pa Kuvend, pasi është harruar nga Kryetari Përparim Rama dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovci.

“Viti 2024 është vit i ndryshimeve i cili shpërfaqi fytyrën e vërtetë të qeverisjes në Komunë. Sot jemi në një Prishtinë pa vizion, pa udhëheqje, pa kryetar. Viti ka filluar me shkarkime, formime të drejtorive të reja, me drejtorë të rinj. Filloi gjithçka me shkarkime dhe ngarkime të panevojshme. Me një kryetar ngarkim e shkarkim. Prishtina pa Kuvend që është harruar nga Kryetari e Kryesuesi. U harrua obligimi ligjor që të mbahen 10 seanca në vit”.

“Duke u nisur nga këto, VV me përkrahje edhe të partive tjera ka iniciuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, shkarkimin e Kryesuesit Komunal”, tha Kelmendi, derisa ka bërë thirrje që të votohet.

Pëllumb Bajqinovci u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal më 21.07.2023 pas shkarkimit të Fehmi Kupinës më 27.06.2023 pas propozimit të LDK-së, shkarkim të cilin opozita e ka quajtur të paligjshëm dhe që nuk janë respektuar opinionet ligjore të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Në fillim të këtij muaji, PDK njoftoi për dalje nga koalicioni qeverisës me LDK-në në Komunën e Prishtinës duke i hapur kështu rrugën krijimit të një shumice të re. Shkak për prishje të koalicionit, sipas PDK-së, ishte moskoordinimi dhe mostrajtimi si partnerë lidhur me hartim të agjendës dhe pikave që shkojnë në Kuvend Komunal, me theks, mosdakoridmi për këmbim të pronës private në zonën e mbrojtur në Badovc me pronën publike në lagjen ‘Prishtina e Re’.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 27 Shkurt, 2024 February 27, 2024
Artikulli i mëparshëm Shtatë raste të reja me kollën e keqe në Shkup
Artikulli tjetër Gashi: Ju faleminderit 10 mijë herë, vazhdojmë drejt fitores!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe RajoniLajme

    (VIDEO) E frikshme, aeroplani merr flakë sapo ngrihet nga aeroporti

    3shi.net June 7, 2024
    Ibrahimi zbulon: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai, vetëm të deklarohet publikisht se nuk ka bashkëpunim me BDI-në
    Sa parashihet dënimi maksimal për të miturit që kryejnë krime?
    Nis gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë
    SHBA deri te Maqedonia e Veriut: Askush nuk është mbi ligjin, respektoni pavarësinë e gjyqësorit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?