Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

SHBA dhe NATO me front të përbashkët në përkrahje të Ukrainës

Përditësimi i fundit: 2024/01/30 at 8:05 PM
Publikuar January 30, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken priti në Uashington Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Dy zyrtarët theksuan “përkrahjen e palëkundur” për Ukrainën në luftën kundër Rusisë dhe i bënë thirrje ligjvënësve amerikanë të zhbllokojnë ndihmën ushtarake për t’i dhënë Ukrainës mjetet e nevojshme për të zmbrapsur Moskën.

- Reklamim -

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të hënën se ndihma që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO i ofruan Ukrainës në luftën dyvjeçare kundër sulmit të Rusisë është e pashembullt, ashtu si edhe fronti i përbashkët i tyre për t’u siguruar që Ukraina të jetë e përgatitur për t’u përballur me Rusinë.

“Përkrahja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës është e jashtëzakonshme, rreth 75 miliardë dollarë në dy vitet e fundit. Por partnerët dhe aleatët tanë, në veçanti aleatët kryesorë të NATO-s, kanë dhënë mbi 110 miliardë dollarë gjatë të njëjtës periudhë. Barra që kemi ndarë në rastin e Ukrainës qoftë në drejtim të përkrahjes ushtarake, asaj ekonomike dhe humanitare ka qenë e jashtëzakonshme. Por për të siguruar vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje, që të gjithë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar suksesin e Ukrainës ndaj Rusisë, që ajo të mos dështojë në aspektin strategjik, është e domosdoshme për Kongresin të miratojë kërkesën e presidentit për fondet shtesë”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Bllokimi politik në Kongres ka ngrirë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën. Zoti Blinken dhe zoti Stoltenberg i bënë thirrje Uashingtonit të bëjë përparim dhe të zhbllokojë ndihmën.

“Me një pjesë të vogël të shpenzimeve vjetore të përgjithshme ushtarake, Shtetet e Bashkuara ndihmuan Ukrainën të shkatërrojë një pjesë të madhe të kapacitetit luftarak të Rusisë, pa rrezikuar as një ushtar të vetëm amerikan. E mirëpres përkushtimin e qartë të Presidentit Biden dhe tuajin për të vazhduar përkrahjen amerikane për Ukrainën dhe për të punuar me Kongresin në këtë drejtim. Siç thatë edhe ju edhe aleatët po kontribuojnë“, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Sekretari i NATO-s gjithashtu tha Kina po ndjek me kujdes se si Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja po i përgjigjen pushtimit rus.

“E kuptoj që shumë nga aleatët tanë janë gjithashtu të shqetësuar për Kinën, por ky nuk është argument për të qenë më pak të shqetësuar për Ukrainën. Siguria nuk është çështje rajonale, ajo është globale. Ajo që ndodh në Evropë ka rëndësi për Azinë dhe ajo që ndodh në Azi ndikon në Evropë. Sot është Ukraina. Nesër mund të jetë Tajvani. Prandaj është në interesin tonë që t’u sigurojmë atyre armatimin dhe përkrahjen që u nevojitet. Dhe kam besim se aleatët tanë do ta bëjnë një gjë të tillë”, deklaroi zoti Stoltenberg.

Sipas Sekretarit Stoltenberg, ndihma për Ukrainën nuk është bamirësi, “por një investim në sigurinë tonë që po vëzhgohet me kujdes nga Pekini.”

“Po shohim se si Kina dhe Rusia janë gjithnjë e më shumë në të njëjtën linjë dhe se si Kina po ndihmon ekonominë ruse, përfshirë prodhimin në fushën e mbrojtjes. Po shohim se si Kina po përsërit dhe po shpërndan të njëjtin qëndrim si Rusia për luftën dhe se si Kina nuk e ka dënuar pushtimin e jashtëligjshëm të Ukrainës. Dhe na duhet të rikujtojmë se disa ditë para pushtimit, Kina dhe Rusia, presidentët Putin dhe Xi, nënshkruan një marrëveshje të përbashkët partneriteti duke i premtuar njëri tjetrit një partneritet të pakufishëm,” shtoi ai.

Sekretari amerikan Blinken tha se me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, aleanca veriatlantike ka dëshmuar se dera e saj mbetet e hapur për anëtarë të tjerë, duke u shprehur se është i bindur që Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 30 Janar, 2024 January 30, 2024
Artikulli i mëparshëm Ekspertët presin një rritje të punës së padeklaruar në Gjermani këtë vit
Artikulli tjetër Astronauti i parë Turk kryen eksperimentin e nëntë në hapësirë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    VLEN: Urojmë fitoren e madhe të Kurtit në zgjedhje

    3shi.net February 10, 2025
    Ibrahimi: Pse Vuçiqi shqetësohet nga humbja e Ali Ahmetit
    Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda
    Shuma marramendëse, NBA shet të drejtat televizive për shifrën rekord
    Vazhdojnë hetimet për tragjedinë në Koçan, mbi 20 persona të dyshuar, pesë pacientë në gjendje kritike
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?