Me kryq në ballë, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq në një intervistë për Fox News për të folur për zhvillimet në lidhje me Ukrainën, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e Trump në Kongres.


Sekretari amerikan i Shtetit është shfaqur me kryq në ballë pasi dje ishte e mërkura e hirit për shumë të krishterë katolikë.
Në këtë ditë në disa vende, besimtarët formojnë një kryq në ballin e tyre me hirin nga e Diela e Palmave të vitit të kaluar që janë shenjtëruar me një bekim.
Kjo është dita e parë e Kreshmës, ku besimtarët agjërojnë nga mishi.
E mërkura e hirit festohet nga katolikët, luteranët, moravianët, anglikanët (episkopalët) dhe protestantët e bashkuar, si dhe disa kisha kalviniste.
Imazhi i Rubios ngjalli disa komente në X, me disa që u deklaruan krenarë për Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, të tjerë e akuzuan atë për “propagandë” në favor të Rusisë, të tjerë duke folur për një luftë fetare dhe të tjerë duke shkruar se “prindërit tanë na pikturonin kryqe në kokë kur ishim fëmijë të këqij”. /tesheshi.com/