Ziadin Sela thotë se së shpejti do të ketë zhvillime të reja lidhur me koalicionin AKI, duke theksuar se ASH duhet të rirregullohet dhe të fokusohet te opozita dhe interesat e saj. Ai shton se koalicioni i deridjeshëm do të lihet i lirë, ndërsa çështjet do të diskutohen brenda partisë në ditët në vijim. Sela thekson se ishte pjesë e Frontit Evropian dhe se koalicioni AKI ka qenë vetëm për zgjedhjet lokale, duke pranuar se situata është e ndërlikuar.
“(Lidhur me AKI-n)Në ditët në vazhdim do të ketë risi në drejtim të kësaj. Unë vlerësoj se ASH do të duhet të rirregullohet aty ku duhet. ASH duhet të merret me vetveten, të bëjë opozitën, të mbrojë interesat e veta. Do iu mundësojmë koalicionit të deridjeshëm të jenë të lirë. Në ditët në vazhdim do të diskutohen këto tema brenda partisë. Unë jam pjesë e Frontit Evropian . Koalicioni AKI ishte koalicion i zgjedhjeve lokale. Është pak e koklavitur puna”, tha Sela. /SHENJA/

