Sara Vrenezi Arifi akuzon Blerim Bexhetin për sabotim ndaj Çairit

1 Min. Leximi
Screenshot

Këshilltarja komunale Sara Vrenezi Arifi ka reaguar ashpër ndaj deputetit , Blerim Bexheti, duke e cilësuar si “armik të heshtur të shqiptarëve të Çairit”. Ajo e akuzon Bexhetin se për shkak të inateve politike personale po dëmton rëndë qytetarët e Çairit, përmes bashkëpunimit me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, dhe përkrahës të partisë pro-ruse LEVICA.

Sipas saj, neglizhenca institucionale ka çuar në përkeqësimin drastik të kushteve të jetesës në këtë komunë shqiptare, me grumbuj mbeturinash dhe ndotje të skajshme. “Ky është sabotim i ulët, hakmarrje primitive dhe tradhti ndaj interesit shqiptar,” shkruan Vrenezi Arifi, duke shtuar se qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për pasojat e kësaj politike të qëllimshme.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull