Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Sanchez: Spanja dhe Turqia ndajnë nevojën “urgjente dhe të domosdoshme” për të arritur armëpushimin në Gaza

Përditësimi i fundit: 2024/06/13 at 5:19 PM
Publikuar June 13, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Madrid

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në konferencën e përbashkët për media në Madrid me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Spanja dhe Türkiye ndajnë nevojën “urgjente dhe të domosdoshme” për të arritur një armëpushim në Gaza, raporton Anadolu.

- Reklamim -

“Sa i përket Gazës, të dy vendet ndajnë nevojën urgjente dhe të domosdoshme për të arritur një armëpushim, hyrjen e ndihmave humanitare në përpjesëtim me nevojat e popullit të Gazës, si dhe lirimin e pengjeve”, tha Sanchez.

Sanchez tha se qeveritë spanjolle dhe turke “ndajnë një angazhim të qartë dhe të vendosur për paqen në Ukrainë dhe Palestinë, si dhe punojnë së bashku për të forcuar rendin ndërkombëtar bazuar në rregulla që garantojnë respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Ai theksoi se “vizioni ynë për Ukrainën është gjithashtu shumë i ngjashëm”.

I pyetur nga Anadolu për bashkëpunimin e mundshëm për njohjen e Palestinës si shtet nga vendet e tjera, Sanchez tha se “absolutisht” po i hapin derën një bashkëpunimi të tillë.

Duke përsëritur angazhimin e Madridit për të inkurajuar vendet e tjera evropiane dhe perëndimore që të njohin shtetin palestinez, kryeministri spanjoll tha se njohja është “zgjidhja e vetme që mund të garantojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme, veçanërisht midis Palestinës dhe Izraelit”.

Për marrëdhëniet dypalëshe me Türkiyen, Sanchez tha se marrëdhëniet janë në një “gjendje të shkëlqyer”. Ai theksoi se Türkiye dhe Spanja janë partnerë miqësorë dhe vende aleate që shkëmbejnë përvojat përkatëse kulturore, sociale dhe ekonomike.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për gjithçka që na bashkon, që është shumë dhe do të jetë, unë jam i bindur edhe shumë më tepër”, tha Sanchez.

Ai po ashtu theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është reflektuar në nënshkrimin e sotëm të 13 marrëveshjeve që adresojnë tema shumë të larmishme, respektivisht sferën ekonomike, bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik, bashkëpunimi në fushën hapësinore, punësimi, lëvizshmëria, tranzicioni energjetik, arsimi dhe pyjet.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 13 Qershor, 2024 June 13, 2024
Artikulli i mëparshëm Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës
Artikulli tjetër Gashi-Dreksler: Vendi të vazhdojë rrugën e eurointegrimeve dhe të zbatojë detyrimet e marra

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Maksuti i zhgënjyer nga Taravari: Braktisja e VLEN-it nuk është në interes të shqiptarëve

    3shi.net April 18, 2025
    Faton Fazliu paralajmëron bum punësimesh në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë
    Memedi: Kur BDI ishte në pushtet- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë 3 herë më e lartë se këtë vit
    Osmani jep detaje për planin 9 pikësh: Në Veri mund të krijohej një realitet i ri
    Holanda e nis mbarë Evropianin, e mposht Poloninë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?