Mehani jep njoftimin për sulm nga Lushtaku
Kryetari i LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani përmes një postimi në Facebook-un e bashkëpunëtorit të tij, Bahri Zabeli ka njoftuar duke pretenduar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Përmes një postimi në Facebook të një anëtari të LVV-së në SKendraj, Bahri Zabeli, shkrim i cili u postua në emër të Hysni Mehanit, pretendohet se ky i fundit është sulmuar nga Sami Lushtaku.
Hysni Mehani është kryetar i LVV-së në Skenderaj dhe zëvendësministër në detyrë i Financave.
Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani
Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, e ka sulmuar fizikisht kryetarin e VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.
Sipas informacioneve të para, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një kafeteri në qendër të qytetit.
Mehani ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa akoma s’dihen rrethanat dhe motivi.
Media do të ju mbajë të informuar me detajet e reja që do të dalin lidhur me incidentin.

