Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ndaj debatit për gjuhën e Provimit të Jurisprudencës, duke akuzuar pushtetin e kaluar për heshtje të gjatë mbi këtë çështje.
Ajo ngriti pyetjen se pse tema nuk ishte problematizuar më herët, kur vendi udhëhiqej nga BDI-ja.
“Në cilën gjuhë u dha Provimi i Jurisprudencës për dy dekada me radhë, kur pushteti ishte në duart e BDI-së, që sot paskan marrë guximin të flasin zëshëm?”, theksoi Saliu.
Sipas saj, mungesa e reagimit në të kaluarën lë hapësirë për dilema nëse heshtja ishte e rastësishme apo e qëllimshme.
“Heshtja e gjatë ishte rastësi apo zgjedhje?”, shtoi ajo.
Deputetja vlerësoi se aktualisht po diskutohet për trajtim real të problemit nga VLEN, ndërsa reagimet e ish-pushtetit i cilësoi të vonuara.
“Sot, kur po flitet për trajtim real të problemit nga VLEN, zërat e pushtetit të kaluar duken të vonuara”, deklaroi Saliu.
Në fund, ajo kritikoi edhe qasjen e opozitës, duke theksuar se “teatri politik nga opozita vazhdon”.

