Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Ishte nder i veçantë dhe kënaqësi që, me ftesë të Kryeministrit Albin Kurti, të marr pjesë në ceremoninë shtetërore në Prishtinë, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që është një ditë krenarie, sakrifice dhe shprese për mbarë kombin”, theksoi ai.
Sali bëri të ditur se në këtë ditë të shënuar, në emër të Qeverisë së Maqedonia e Veriut, përcolli urimet për krerët institucionalë të Kosovës.
“Në këtë ditë të shënuar, pata privilegjin t’ia përcjell urimet më të përzemërta Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe Kryeministrit, Albin Kurti”, thuhet në reagim.
Ai theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mbeten të forta dhe të qëndrueshme.
“Marrëdhëniet vëllazërore dhe ndërshtetërore ndërmjet vendeve tona janë të thella dhe të pathyeshme, të ndërtuara mbi respekt, besim dhe një të ardhme të përbashkët europiane. Sot festojmë së bashku arritjet e Kosovës dhe forcojmë zotimin tonë për bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë”.

