Gjithnjë e më e lartë dëshira e fëmijëve për të mësuar të skijojnë!
Në Tetovë ka shumë kurse skijimin. Vizituam një prej tyre në Kodrën e Diellit, për të parë se sa kohë u duhet që të mësojnë këtë sport dimëror.
“Jam këtu tre vite. Skijimi më pëlqen shumë, më duket interesant, skijoj vetë kur jam me prindërit, kam hypë edhe në gjashtë-ulëse, nuk kam hypë në “Teteks” apo “Celipashinë” po në ski ashensorët të tjerë shkojë vetë”, tha një skijatore.
“Unë jam dy vite te shkolla e skijimit, deri më tash kemi shku te gjashtë-ulësja, dy-ulësja dhe aerodrom dhe më ka pëlqyer shumë skijimi”, u shpreh një skijator.
“Unë jam viti tretë dhe më pëlqen shumë të skioj. Jam mësuar t’i çoj skitë edhe shumë kënaqem dhe mezi pres që dimri të vijë që të shkojë të skioj”, tha një skijatore tjetër.
Interesimi është shtuar sidomos pas pandemisë, kur familjet kalonin kohë të gjatë në fshatra dhe male.
Një nga instruktorët, Plarent Salihi, na tregoi për moshën e përshtatshme për të nisur skijimin për më të vegjlit.
“Mosha gjashtëvjeçare është moshë adekuate për mësimin e skijimit pasi që fëmija këtu vinë nga mëngjesi dhe duhet ta kalojë ditën vetë. Duhet të jetë i ambientuar paraprakisht dhe realisht kurset për fillestarë janë 10 ditë dhe 7 ditë ri poshtë pa ski-liftë edhe e mëson ata hapat e parë edhe tre ditë hipën në ski-liftë dhe viti i dytë i njëjti grup nëse vinë është tre ditë rri poshtë sa ti kujtohen edhe shtatë ditë hipën në ski-liftë, kjo do me thënë afërisht dy vite fëmija mund të skijon pa problem dhe pa pengesë”, u shpreh Plarent Salihi – instruktor skijimi.
Por si janë çmimet?
“Çmimet në vendin tonë në Kodër të Diellit janë më ulët, mos bisedojmë në Ballkan ose në rajon, realisht për një kurs tek në është 175 euro ku përfshihet, rruga nga Tetova, kursi dhe skitë me qira. Ky është një çmim ku të shkon në vende tjera mund ta paguash për dy orë ose një orë, faleminderit që ma bëre këtë pyetje, pasi që kisha dëshirë për ta shpreh këtë problematik pasi që thuhet diçka që nuk merret informata paraprake”, tha Plarent Salihi – instruktor skijimi.
Shkollat e skijimit në Tetovë ofrojnë mësime ditore apo javorë edhe për të rritur, ku çmimet variojnë nga 20 euro dita për mësime individuale, deri në 150 euro për mësime javore.

