“Sportistët e famshëm që kanë reklamuar në të kaluarën pika bastesh apo kazino, nuk do ta bëjnë këtë në të ardhmen”, kështu deklaroi sot ministri i sportit, Borko Ristovski.
Bëhet fjalë për sportistët Kiril Lazarov (hendboll), Goran Pandev (futboll) dhe Igor Stefanovski-Ixhe (automobilizëm), të cilët reklamonin bastore dhe kazino.
“Kemi bërë një marrëveshje xhentëllmenësh që Goran Pandev të mos reklamojë më baste sportive, as Ixhe nuk do të reklamojë, poashtu edhe Lazarovit i ka përfunduar kontrata me kompaninë dhe nuk do ta rinovojë.
Mendoj se këta njerëz do t’i shihni në anën tjetër, duke promovuar vlera reale”, tha Ristovski.