Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Arsim

“Rinia: Motori i Transformimit Shoqëror”

Përditësimi i fundit: 2024/02/08 at 10:49 AM
Publikuar February 8, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkruan: Muhamed Krasniqi

Imagjinoni një botë ku zëri dhe pasionet e të rinjve janë në qendër të vendimmarrjes, ku pjesëmarrja e tyre në proceset shoqërore është thelbësore për zhvillimin dhe përparimin e një shoqërie. Në këtë botë, fuqia e tyre krijuese dhe entuziazmi për të ndryshuar botën është shpërblimi më i madh për të gjithë. Por realiteti është ndryshe; shpesh herë, energjia dhe potenciali i të rinjve bie nën hije, duke lënë një boshllëk në dialogun publik dhe vendimmarrjen shoqërore.

- Reklamim -

Ne jemi dëshmitarë të një kohe që kërkon një ndryshim të thellë në perceptimin tonë për të rinjtë dhe nevojën e tyre për të qenë pjesë e jetës publike.

Të rinjtë janë burimi i fuqishëm i idesë së re, inovacionit dhe energjisë së padiskutueshme. Ata kanë perceptime të freskëta, të guximshme dhe në shumë raste joprofesionale përballë sfidave të shoqërisë. Kjo është arsyeja pse përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse dhe projekte qytetare është e domosdoshme për të ardhmen tonë të përbashkët.

Në kohën kur sfidat komplekse globale kërkojnë zgjidhje inovative dhe të zgjuara, ne nuk mund ta lejojmë talentin dhe pasionin e të rinjve të shuhet nën hije. Ata janë në të vërtetë fuqia jonë më e madhe dhe investimi më i sigurt për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme. Le të shohim pse pjesëmarrja e tyre është thelbësore dhe si mund të ndërtojmë një mjedis ku ata mund të jenë protagonistë të transformimit shoqëror. ”

Nga sfidat më të mëdha që përjetohet është mungesa e vullnetit të nxënësve për të vazhduar angazhimin e tyre në jetën publike. Shumë prej tyre, pas mbarimit të shkollës, prioriteti të cilin synojnë është krijimi i komoditetit në jetën e tyre personale, duke harruar shpejt pjesën e rëndësishme që ata kanë në shoqëri. Në vend që të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave shoqërore apo të angazhohen në projekte që kanë ndikim pozitiv në komunitet, ata preferojnë të përqendrohen vetëm në karrierën e tyre ose në përfitimet personale.

Megjithatë, duhet të mbajmë shpresën dhe të vazhdojmë të ndërtojmë frymëzim për pjesëmarrje të lartë në jetën publike. Edukimi nuk mbaron pas mbarimit të shkollës, dhe si profesorë, kemi përgjegjësinë e vazhdueshme për të inkurajuar nxënësit tanë të jenë pjesë e zgjidhjes së sfidave shoqërore dhe të kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit.

Në këtë rrugëtim, është e rëndësishme të ndërtojmë një kulturë të vazhdueshme të përkushtimit ndaj pjesëmarrjes publike dhe të ndërtojmë lidhje të qëndrueshme me nxënësit tanë. Duke i inkurajuar ata të jenë të përfshirë në aktivitete qytetare që u interesojnë, duke ofruar udhëzime dhe mbështetje për projektet e tyre të ndryshme, dhe duke treguar se sa i rëndësishëm është kontributi i tyre në shoqëri, mund të ndihmojmë në rikthimin e tyre në arenën publike. Të ndërtojmë një botë ku ata janë pjesë e zgjidhjeve, jo vetëm të problemeve. Fuqizoni të rinjtë – ata janë shpresa jonë për një të ardhme më të ndritshme!

Në fund të ditës, suksesin tonë si edukatorë mund ta vlersojmë jo vetëm me suksesin akademik të nxënësve tanë, por edhe me ndikimin që ata kanë në shoqëri pas largimit nga shkolla. Gjersa sfidat mund të jenë të mëdha, përkushtimi ynë për të nxitur pjesëmarrjen aktive të nxënësve në jetën publike është një mision i pashmangshëm për të ardhmen e shoqërisë sonë.

TOP Lajmet

Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 8 Shkurt, 2024 February 8, 2024
Artikulli i mëparshëm Rritje ekstreme e çmimit të duhanit në Maqedonin e Veriut
Artikulli tjetër Istanbul, pas sulmit terrorist rritet në 90 numri i personave të arrestuar

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Murtezani dhe Kacarska nënshkruan Memorandum për bashkëpunim mes MÇE-së dhe EPI-të

    3shi.net February 19, 2025
    Zv/ministri i Arsimit: Libra të gjuhës shqipe do të ketë
    Kasami: Nuk e di cili është rezultati i vetingut të BDI-së, hynë në Qeveri pa asnjë denar, dolën milionerë
    Ibrahimi takon ambasadorin e BE-së Rokas
    Mexhiti: Në shumicën e re do të jenë tre-katër deputetë të Frontit Evropian
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025
    Lajme

    AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA

    May 17, 2025
    Lajme

    Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?