Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmeSport

Rikthimi i Shaqirit te klubi ku u bë yll

Përditësimi i fundit: 2024/08/16 at 4:56 PM
Publikuar August 16, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në verën e vitit 2012, Xherdan Shaqiri u largua nga Baseli dhe u transferua te Bayern Munichu. Me skuadrën më të suksesshme gjermane e fitoi Ligën e Kampionëve dhe më pas u transferua tek Interi në Serie A. Nga Stoke City, “Shaq” lëvizi drejt Liverpoolit ku fitoi trofe sërish. Shaqiri më pas u transferua te Chicago Fire në ligën MLS në SHBA, nga Lyoni francez. Udhëtimi nëpër botë ka mbaruar.

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Zvicrës tani është futbollist i Baselit.

- Reklamim -

Lajmi për kthimin e tij në Superligën e Zvicrës u konfirmua një ditë pas largimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të premten Baseli njoftoi se ylli i futbollit zviceran po rikthehet në shtëpi.
Futbollisti që u paraqit 125 herë me Zvicrën ka nënshkruar kontratë trevjeçare, deri në vitin 2027. Ai do ta bartë fanellën me numrin 10-të.

Sërish në sulm me Baselin

“Jam i mbushur me krenari dhe jam shumë i kënaqur që jam kthyer në qytetin e Baselit. Kam marrëdhënie të thella me klubin, të cilat nisën qëkur isha fëmijë. Si tifoz fillimisht e më pas edhe si lojtar”, ka thënë Shaqiri në komunikatën zyrtare të klubit zviceran. “Jam zhvilluar si futbollist te Baseli, nga ku e nisa karrierën time ndërkombëtare. Tani dua që të sulmoj sërish me Baselin dhe mezi pres që t’i shoh tifozët sërish”.

Kthimi i tij te Baseli është pritur mirë edhe nga klubi. “Të presim ngrohtësisht në Basel, i dashuri Shaq!”, ka shkruar klubi. “Kemi folur me Xherdanin me javë të tëra dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur që rikthimi i tij te Baseli u bë i mundur”, ka thënë drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki.

Shaqiri iu bashkua 20 herë kampionit të Zvicrës si futbollist i lirë, pasi kontrata me klubin amerikan u shkëput me marrëveshje të dyanshme.

“Fakti që lojtari i një kalibri të tij po luan sërish me fanellën ‘kuqeblu’ në Superligë, është sinjal i fortë për klubin, qytetin e Baselit dhe rajonin, por edhe për futbollin e Zvicrës në përgjithësi”, ka vazhduar Stucki.

Debutimi i dytë i Shaqirit me Baselin

Xherdan Shaqiri nuk do të debutojë për Baselin në ndeshjen e Kupës së Zvicrës në udhëtim te Subingeni të shtunën.

Sipas Baselit, fillimisht paraqitja e tij para tifozëve është planifikuar për fillimin e javës së ardhshme, ndoshta të hënën në mbrëmje. Një ditë më pas Shaqiri do të flasë për herën e parë për rikthimin e tij sensacional, ndërsa stërvitjet me klubin e zemrës do t’i nisë të martën pasdite.

Xherdan Shaqiri është futbollisti me më së shumti paraqitje për Baselin.

Ai ka zhvilluar 130 ndeshje për skuadrën e suksesshme zvicerane. Ka shënuar 23 gola dhe ka kontribuuar me 27 asistime.

Shaqiri e ka fituar tri herë kampionatin me Baselin, ndërsa i ka fituar edhe dy Kupa të Zvicrës.
Por, a do të fitojë tjerë trofe me Baselin? “Blick” ka shkruar se një gjë është e sigurt. Superliga e Zvicrës do të ketë vëmendje edhe më të madhe.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 16 Gusht, 2024 August 16, 2024
Artikulli i mëparshëm Apple ka plane të reja për të rritur fitimet, merr vrull projekti për një robot tavoline
Artikulli tjetër Presidentja Siljanovska: Nuk e mbledh Këshillin e Sigurimit, kërcënimet për destabilizim nuk janë realitet tani

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Dimitrovski: Nuk preket gjuha shqipe, as marrëveshja e Ohrit

    3shi.net December 19, 2024
    Bekim Emini edhe zyrtarisht mori detyrën e Avokatit të Shtetit
    Presidenti, Aleksandër Vuçiç mohon se Serbia do t’i zhvendosë serbët e veriut në Sanxhak
    Ganiu: Projekti për rikonstruksionin e stadiumit të FC Shkupi është gati për zbatim!
    Guximi i Montellas, suksesi i Turqisë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?