Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Richards këshillon politikanët: mos postoni asgjë në rrjetet sociale të udhëhequr nga emocionet

Përditësimi i fundit: 2024/04/17 at 1:39 PM
Publikuar April 17, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka qenë këshilltar i një numri politikanësh dhe biznesmenësh britanikë, këshilltar i ministrave në qeverinë britanike, ka udhëhequr fushata politike, ndërsa tani ai njohuritë e tij i përcjell gjithkund në botë, duke filluar nga shtetet evropiane e deri tek ato afrikane. Bëhet fjalë për Paul Richards, specialist i komunikimit, trajnues, shkrimtar, këshilltar për udhëheqjen e fushatave politike, me shumë dekada përvojë në fushën e asaj që quhet “si duhet të promovohet në publik një person i profilit të lartë “, duke filluar nga intervistat, postimet në rrjetet sociale, deklaratat për gazetarë ose me pak fjalë – prezantimi i një personi apo partie politike para qytetarëve, shkruan Meta.mk

Takimi ynë me Richards ndodhi pikërisht kur filloi fushata parazgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Me të u takuam në kuadër të një vizite studimore në Londër, Britani e Madhe, përmes projektit “Ridefinimi i menaxhimit”, të financuar nga UK International Development nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet Ambasadës Britanike në Shkup, e të zbatuar nga Qendra për Menaxhimin me Ndryshimet (QMK).

- Reklamim -

Richards është autor i librave „Si të jesh spin doktor” dhe “Si të fitoni në zgjedhje”. Në librin e parë ai tregon se të qenit një spin doktor është thjesht një frazë e re për të përshkruar një praktikë shumë të vjetër. Në të ai shpjegon se si të gjitha organizatat, që nga partitë politike e deri te fushatat në komunitet, bizneset e vogla dhe organizatat bamirëse mund të përdorin teknika spin për ta mbrojtur reputacionin e tyre, për t’i përcjellë mesazhet e tyre dhe për ta fituar mbështetjen e publikut. Këto njohuri ai i ka akumuluar duke punuar si këshilltar special i qeverisë britanike, gjatë krizës globale financiare, përmes dorëheqjeve të kabinetit qeveritar.

Por tani, siç thotë ai, e gjithë ajo që është shkruar në libra nuk ka asnjë rëndësi, sepse paraqitja e rrjeteve sociale ka ndryshuar gjithçka.

“Librat tashmë janë diçka të vjetër, Spin doktor u botua në vitin 1999 dhe përmbante tekste për atë se në çfarë letre duhet të shkruhet një deklaratë për shtyp dhe në çfarë zarfi duhet t’u dërgohet gazetarëve. Tani gjëja më e rëndësishme është se si do ta prezantoni veten përmes mediave sociale dhe se si do e dërgoni mesazhin tuaj deri tek njerëzit. Njerëzit tani mesazhet e tyre i pranojnë edhe përmes Instagramit, ndërsa edhe TikTok-u po rritet për sa i përket numrit të përdoruesve, kështu që e gjithë kjo duhet të paketohet mirë, me një foto ose tekst, që të arrijë tek një audiencë të gjerë,” thotë Richards.

Prandaj, sipas tij, gjatë fushatave rrjetet sociale janë ndoshta media më e rëndësishme, por problemi është se në to ka mungesë kontrolli.

“Ndodh që njerëzit të postojnë diçka dhe pastaj të pendohen, por nuk ka më kthim prapa”, thotë ai.

Në pyetjen tonë se çfarë do t’i këshillonte tani kandidatët politikë, nga kjo perspektivë, ai pa hezitim përgjigjet:

“Tani, kur i trajnoj kandidatët, gjëja e parë që u them është që t’i fshijnë profilet e tyre, të dalin nga Twitter-i, sepse kundërshtarët tuaj do të shfletojnë çdo deklaratë që keni bërë, gjithçka që keni shkruar që në kohën kur keni qenë adoleshent”.

Një tjetër këshillë që Richards ua jep rregullisht politikanëve britanikë është që të mos postojnë asgjë në rrjetet sociale të udhëhequr nga emocionet.

“Duhet të ketë një filtrim të asaj që e mendoni dhe asaj që e postoni si status në rrjetet sociale. Kur je gazetar përpara se diçka të publikohet duhen kaluar disa procese, teksti kalon nëpër filtra, por me rrjetet sociale nuk është kështu. Në Britani kanë ndodhur shumë drama vetëm sepse një politikan ka postuar diçka që ka qenë si rezultat i një reagimi impulsiv”, thotë Richards, duke shtuar se ajo që shkruhet në rrjetet sociale nuk është e njëjtë me atë që mund të interpretohet në një pjesë të mediave, pa dallim nëse qëllimi ka qenë i mirë apo i keq.

Fushata e parë që e ka udhëhequr Richards ka qenë në vitin 1992, kur për të qenë në rrjedhë me ngjarjet në kabinat telefonike përdoreshin monedha , sepse në atë kohë nuk kishte telefona celularë.

“Kur isha në Qeveri dhe po punoja për një nga ministrat, më duhet të bëja tweet-in e parë për ministrin dhe nga zyra e marrëdhënieve me publikun mora një kërkesë, më falni, a mund të postoni një tweet? Thashë në rregull, dhe ky proces zgjati plot 7 orë”, thotë Richards.

Me të biseduam edhe për mënyrën se si zhvillohen fushatat politike në Britani, për paratë e shtetit që i marrin partitë politike gjatë fushatës parazgjedhore, ndërkohë ai shpalos edhe qëndrimin e tij për dezinformatat që përhapen në periudhën para rrethimit të numrit në fletat e votimit.

“Njerëzit në përgjithësi nuk bëjnë dallim mes asaj se çfarë është lajm dhe çfarë është opinion. Dhe ndonjëherë është vërtet e vështirë të bësh dallim. Pastaj, këtu i kemi edhe dezinformatat, kështu që njerëzit shpesh thonë, dje ishte një burrë në TV dhe tha se izolimi gjatë krizës së Covid-it është humbje kohe, dhe për ta kjo bëhet një e vërtetë absolute. “Teknologjia po shkon shumë më para nga çe mendojmë, por ne duhet të luftojmë me lajmet e rrejshme dhe me dezinformatat”, shpjegon Richards.

Në Britaninë e Madhe, thotë ai, të gjitha partitë duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në televizion dhe të gjitha kanë një numër të caktuar minutash dhe sekondash brenda të cilave mund t’i prezantohen publikut. Por, me pjesën tjetër të mediave nuk ndodh kështu.

“Pra, të themi që The Sun, një nga gazetat e Rupert Murdoch, mund të mbështesë publikisht një parti të caktuar politike, të mbajë anë, thjesht nuk duhet të jenë të drejtë në të njëjtën mënyrë. Por ne kemi rregulla shumë strikte për reklamat politike, ndryshe nga SHBA ku për reklama mund të shpenzoni miliona e miliona. Ne kemi rregulla shumë strikte për atë se sa para mund të shpenzohen për zgjedhjet. Ekziston një limit për shpenzimet në nivel kombëtar, ndërsa kandidatët kanë paratë e tyre që u lejohet t’i shpenzojnë. Fondet në nivel kombëtar nuk janë të larta. Shteti mund të sponsorizojë 3-4 transmetime në të cilat do të ketë qasje çdo parti, por doemos duhet theksuar se bëhet fjalë për një fushatë politike. Dhe unë mendoj se ky është një sistem i mirë”, thotë Richards.

Ai sqaron edhe se si zhvillohet “fushata e zezë” gjatë procesit parazgjedhor.

“E dini, kjo gjë tashmë është çështje karakteri. Partitë politike shpesh dinë ta sfidojnë dhe ta gjejnë pikën e dobët të kundërshtarit dhe të udhëhiqen nga kjo. Nuk është gjë e mirë, por është pjesë e politikës. Nga Partia Laburiste, për shembull, mund të thonë se kandidati është shumë i pasur, nuk i kupton qytetarët e zakonshëm, ndërsa nga Partia Konservatore mund të thonë se një kandidat i caktuar është i paqëndrueshëm, nuk ka parime dhe shpesh e ndryshon mendimin e tij. Kur i shkrova të gjitha këto, e dija saktësisht se cili ishte qëllimi i tyre dhe çfarë donin të arrinin”, thotë Richards.

Ai thotë se ashtu si në vendet e tjera, edhe në Britaninë e Madhe ka ndikime të huaja, përfshirë këtu edhe nga Rusia, ka bote rusë, por nuk ka një përgjigje të saktë se si publiku mund të mbrohet prej tyre.

“Po ta kisha përgjigjen e duhur, do t’i këshilloja të gjithë se si të mbrohen, por ajo që di me siguri është se duhet ta edukojmë publikun që të jetë më skeptik dhe të pyesë dy herë përpara se të besojë në diçka”, thotë specialisti britanik i komunikimit me publikun.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 17 Prill, 2024 April 17, 2024
Artikulli i mëparshëm Kazinot s’po ndalen, dy të tjera gjigante hapen në Shkup
Artikulli tjetër OKB bën thirrje për të ndihmuar palestinezët

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Kurti kujton Rugovën: Luajti rol kyç në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

    3shi.net January 21, 2025
    “I shiste pjesët funksionale nga veturat e klientëve”, mjeshtri nga Maqedonia dyshohet për mashtrim
    Kurti: Punët kurrë më mirë nuk i kemi pasur me Amerikë
    Bilall Kasami shpërndan abetaren e unifikuar shqiptare në shkollat e Tetovës
    VLEN: BDI akuzon qeverinë në të cilën dëshpërimisht dëshiron të bëhet pjesë!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?