Portalb.mk realizoi anketë me qytetarët për të parë se cilët kandidatë ata mendojnë se do të fitojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2025 në komunat me shumicë shqiptare dhe cilat janë problemet kryesore me të cilat banorët përballen në këtë komunë.
Në këtë anketë sa i përket komunës së Sarajit në pyetjen e cila rezultoi kështu: Kush e fiton Komunën e Sarajit në zgjedhjet lokale 2025?.,
kandidati i koalicionit VLEN, Muhamet Elmazi ka dalë fitues me 51,6 për qind të votave kundrejt kandidatit të AKI-t me 48, 4 për qind.
Anketa për Komunën e Sarajit ka qenë e hapur pesë ditë, nga 26 shtator deri më 1 tetor.
Anketa u realizua online, dhe nuk kishte për bazë metodologjitë standarde të instituteve anketuese.
Përgjigjet janë marrë nga anketa online në ueb-faqen e Portalb.mk, jo nga komentet në postimet në rrjetet sociale.
Ditëve në vijim do të publikohen rezultatet edhe për komunat tjera.