Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi duke u thirrur në raportin e Komisionit për sëmundje disciplinore ka marrë vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specijalistë nga institucioni shëndetësorë, si pasojë e rastit tragjik të fëmijës 14 muajshe Ruja Sulisi, shkruan 3.shi.net.
“Në bazë të Raportit të Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë të RMV lidhur me rastin e fëmijës 14 mujashe të ndjerë Ruja Sulisi, ku janë konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika univerzitare për sëmundje të fëmijëve. u.d drejtori Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për formim të Komisionit për procedurë disciplinore dhe lëshoi Fletparaqitje për të verifikuar përgjegjësinë disciplinore për shkelje disciplinore të bërë nga punëtorët shëndetësorë- dy mjekët specijalist të cilët kanë qenë kujdestar dhe e kanë kontrolluar fëmijën e vogël me 03.10.2024”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Pediatrisë.
Siç thuhet më tutje drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specijalistë nga institucioni shëndetësorë, për të cilët po zbatohet masë disciplinore, në bazë të nenit 192 alinea 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, deri në një vendim final nga procedura discilplinore.