Reshjet intensive përmbytin fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të Sarajit

1 Min. Leximi

Fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të komunës së Sarajit janë përfshirë nga përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë goditur zonën gjatë orëve të fundit, raporton Zyrtare.net

Nga pamjet e siguruara nga terreni, shihen rrugë të mbuluara nga uji dhe sipërfaqe të gjera fushash të përmbytura, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin nëpër këto vendbanime rurale.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse përmbytjet kanë shkaktuar dëme në amvisëri apo objekte të tjera, ndërsa pritet vlerësimi i situatës nga autoritetet kompetente në terren./Zyrtare.net

 

Përmbyten fshatrat e Komunës së Sarajit

 

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull