Reagon VLEN për skandalin në Kërçovë: 20 vite turp, zero përgjegjësi, qytetarët do t’i japin fund këtij modeli!

2 Min. Leximi

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër pas publikimit të një disa përgjimeve që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale dhe të cila kanë tronditur opinionin publik në Kërçovë dhe më gjerë. Në këto përgjime të publikuara në Facebook, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kryetar aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari dëgjohet duke kushtëzuar të punësuarat në këtë institucion që sipas VLEN-it, këto përgjime “e degradojnë imazhin e institucionit dhe moralin publik”, raporton alfax.mk.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Në reagimin e tyre, VLEN thekson se ky rast nuk është i izoluar, por përfaqëson një fenomen të rrënjosur në politikën e vjetër, ku mungesa e përgjegjësisë është kthyer në normë dhe morali në përjashtim.

“Ky është vetëm reflektim i kulturës politike që për 20 vite ka mbytur përgjegjësinë dhe ka ngritur turpin në standard,” – thuhet në reagim.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Ne nuk gëzohemi për turpin e askujt, por kemi detyrim të themi qartë se Kërçova meriton më mirë. Kjo është arsyeja pse qytetarët e Kërçovës, më 19 tetor, kanë shansin të flasin me një zë kundër këtij modeli të degraduar.”

VLEN nënvizon se qytetarët e Kërçovës duhet të përdorin fuqinë e votës për të vendosur një standard të ri politik dhe moral, duke i dhënë fund një epoke që ka dëmtuar imazhin e institucioneve dhe besimin në politikë.

Reagimi i plotë i VLEN-it:

“VLEN ndjek me shqetësim skandalin e fundit që qarkullon në rrjetet sociale dhe që ka tronditur opinionin publik si në Kërçovë ashtu edhe më gjerë, ku kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim shihet në situata që e degradojnë imazhin e institucionit dhe moralin publik. Ky është vetëm reflektim i kulturës politike që për 20 vite ka mbytur përgjegjësinë dhe ka ngritur turpin në standard. Ne nuk gëzohemi për turpin e askujt, por kemi detyrim të themi qartë se Kërçova meriton më mirë. Kjo është arsyeja pse qytetarët e Kërçovës, më 19 tetor, kanë shansin të flasin me një zë kundër këtij modeli të degraduar.”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull