Raporti për Maqedoninë, Mickoski telefonoi Plenkoviqin: Maqedonia e meriton anëtarësimin në BE, por me kokën lart

1 Min. Leximi

Në pritje për miratimin e Raportit të raportuesit të Parlamentit Europian për Maqedoninë, Tomas Vajc, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ka biseduar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, përcjell TV21. Mickoski thotë se po tenton t’i shfrytëzojë të gjitha kontaktet, që më 24 qershor në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian të miratohet raporti ku Vajc, kishte theksuar ekzistencën e një identiteti dhe gjuhe të veçantë maqedonase.

“Kisha një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Në prag të raportit të Parlamentit Evropian, vazhdoj t’i shfrytëzoj të gjitha kontaktet për të treguar të vërtetën maqedonase – për përparimin tonë, për vlerat që i mbrojmë dhe për të ardhmen që e meritojmë.
Kroacia është një mike e dëshmuar e shtetit tonë, dhe mbështetja e saj e zëshme në momente kyçe përbën një shtytje të madhe dhe inkurajim për të gjithë ne. Maqedonia e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por me kokën lart”, ka shkruar Mickoski.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull