Rama: Nga e mërkura rikthehen pagesat për parkingje në Prishtinë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se është rikthyer funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parkingut”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në Kryeqytet.

- Advertisement -

“Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga ‘Prishtina Parking’ bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare.  Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Tutje ka shtuar se Prishtina është qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Lidhur me këtë vendim ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës.

Gjykata Supreme në muajin maj i pati shfuqizuar nëntë dispozita të Rregullores mbi të cilën funksionon ndërmarrja publike “Prishtina Parking”, duke konstatuar se ajo ka ushtruar kompetenca në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Të jashtëligjshme ishin cilësuar edhe bllokimi i automjeteve dhe ndëshkimi i pronarëve.

Në faqen zyrtare të Gjykatës Supreme, nuk ka ndonjë njoftim të ri për vendim lidhur me “Prishtina Parkingun”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull