Bekim Qoku nga VLEN pas takimit të trupit koordinativ të këtij koalicioni, përfshirë edhe përfaqësues të Vetëvendosjes është shprehur se kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme dhe ndarjen e komunave.
Sa i përket asaj se a do të largohet ose jo Taravari, ai tha se si VLEN qëndrojmë kompakt, stoik dhe të bashkuar.
“Biseduam për zgjedhjet e radhës, për takimet e radhës, ishte në frymën krejtësisht miqësore dhe kolektive, do të bisedojmë në detaje se ku në cilat komuna do të shkojmë bashkarisht, pra ishte takim i radhës pozitiv në frymën e bashkëpunimit, Absolutisht ne jemi bashkë, ne jemi VLEN, vazhdojmë si subjekt i përbashkët dhe mbetet të diskutohen vetëm detajet dhe komunat se si do të ndahen në mënyrën më të mirë të mundur. Ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje, ne kemi pasur disa mendime të ndryshme që është në çdo subjekt politik, ndodh edhe në partitë individuale”, tha Qoku.