Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it i ftoi gjithë deputetët që të votojnë për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim që punonjësit e Inspektoratit, të marrin pagat pas pesë muajve ngecje.
Sipas Qokut me ndryshimet ligjore, Inspektorati do të jetë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, por do të fuqizohet pasi do të ketë të drejtë për gjoba.
“Subjektiviteti i Inspektoratit mbetet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ashtu siç mbeten të gjitha Inspektoratet me Ligjin për Riorganizimin Administrativ, që u votua me shumicën absolute, me 2/3, ku votuan edhe BDI-ja. Për hir të këtij ndryshimi të riorganizimit administrativ, ky Inspektorat është pjesë e MD-së, siç janë inspektoratet e tjera pjesë e ministrive përkatëse. Thjesht duhet një vullnet i përbashkët, me Badenter ta votojmë këtë shpejtë e shpejtë edhe t’u kalojnë rrogat këtyre punonjësve. Inspektorati pas kësaj do të fuqizohet edhe më shumë, duke i dhënë edhe të drejtën për gjoba, që nuk e ka pasur deri tani”, tha Qoku.
Qoku: Deputetët të votojnë ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, punonjësit të marrin pagat

Ndani këtë artikull