Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Qeveria teknike duhet të zgjidhet fundjavën e ardhshme, janë hapur disa opsione

Përditësimi i fundit: 2024/01/20 at 12:10 PM
Publikuar January 20, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendet që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa OBRM-PDUKM të votojë për atë qeveri, sugjeron kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në përgjigje të paralajmërimeve të partisë opozitare të mos votohet për përbërjen e qeverisë teknike dhe as të marrë pjesë në seancat e saj.

Nga OBRM-PDUKM edhe dje kanë informuar se mbeten në qëndrimin e mos votimit për kryeministrin teknik. Ata njoftuan se emrat e ministrave dhe zëvendësministrave do t’i shpallin javën e ardhshme.
Kovaçevski dje i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit dhe mandatarit të ardhshëm Talat Xhaferi që të bëjë një qeveri në të cilën postet ministrore dhe postet shtesë të zëvendësministrave do të mbeten bosh, ndërsa kur OBRM-PDUKM të vendosë të mbështesë qeverinë teknike, atëherë të futen ministrat e tyre.

- Reklamim -

“Kur dikush merr pjesë në një qeveri, do të thotë se ajo qeveri duhet të mbështetet. Nuk ka përvojë dhe shembull në botë që një parti politike të marrë pjesë në një qeveri dhe të mos e mbështesë atë qeveri. Ka shembuj kur një parti politike nuk merr pjesë në qeveri, por e mbështet atë. Megjithatë, nuk ka asnjë shembull që një parti politike të marrë pjesë në një qeveri pa votuar për qeverinë. Prandaj, mendoj se OBRM-PDUKM, në përputhje me ligjin, sikur të gjitha partitë e tjera politike që janë ftuar të kenë ministra në qeverinë teknike, duhet të japin kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri. Nëse OBRM-PDUKM vendos të mos e votojë atë qeveri, atëherë unë mendoj se ato vende duhet të mbeten bosh, mandatari të propozojë një qeveri në të cilën ato vende do të jenë të lira, dhe në momentin kur OBRM-PDUKM vendos të mbështesë qeverinë, të nesërmen mandatari do të mund të propozojë që në të njëjtën ditë të votohen ministritë që ju takojnë”, tha Kovaçevski.
Për paralajmërimin e liderit të opozitës OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski se ministrat e tyre në qeverinë teknike nuk do të marrin pjesë në seancat e qeverisë, Kovaçevski tha se Qeveria është organ ekzekutiv në të cilin duhet të angazhohen ata që janë anëtarë të Qeverisë gjatë gjithë ditës për të qenë në gjendje të kryejnë detyrimet që kanë.

“Nga qasja e tyre në Kuvend, pamë se ata ishin pjesë e Kuvendit në katër vitet e fundit, në të cilat e vetmja gjë që bënë ishte bllokimi. Qeveria është organ ekzekutiv në të cilin ata që janë anëtarë të Qeverisë duhet të angazhohen gjatë gjithë ditës që të mund t’i kryejnë obligimet që i kanë”, theksoi Kovaçevski.

Deklaratën e tillë të Kovaçevskit, nga OBRM-PDUKM në një kumtesë me shkrim e vlerësuan si një mashtrim të lirë dhe kanë theksuar se mbeten në qëndrimin e tyre që të mos votojnë për kryeministrin teknik.
Mickoski para pak kohësh i ftuar në TV 24 i pyetur se si do t’i referohen ministrat teknikë nga OBRM-PDUKM kryeministrin teknik Xhaferi, të cilin nuk e njohin, tha se nuk beson se do të ketë nevojë. Nuk do të jetë as sabotim, as mospjesëmarrje, tha Mickoski, por do të jenë shumë të zënë nëpër ministri.

Edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas njoftimeve, nuk do të përkrahin propozimet për ministra në qeverinë teknike që vijnë nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Përgatitjet formale në Kuvend për Qeverinë teknike duhet të nisin të hënën, më 22 janar, ndërsa qeveria teknike pritet të votohet më 28 janar. Kryeministër teknik duhet të jetë kryetari aktual i Kuvendit Talat Xhaferi dhe në vend të tij duhet të vijë koordinatori aktual i LSDM-së Jovan Mitrevski. Qeveria Teknike do të funksionojë për 100 ditë. Sipas marrëveshjes nga mbledhja e liderëve më 4 dhjetor të vitit të kaluar, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa më 8 maj duhet të ketë zgjedhje të dyfishta – raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 20 Janar, 2024 January 20, 2024
Artikulli i mëparshëm Fotoreporteri palestinez me kancer dokumenton krimet izraelite në Gaza
Artikulli tjetër KShZ: Në RMV këtë herë do të ketë më pak votues sesa në zgjedhjet e fundit

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe RajoniLajme

    Francë, pezullohet nga puna pedagogu që kritikoi sulmet e Izraelit në Gaza

    3shi.net September 5, 2024
    Vuçiç: Kurti ka problem me administratën e re amerikane
    Edhe Kovaçevski e përshëndet shfuqizimin e Balancuesit
    Snopçe pyet BDI-në: Me cilën parti do të formoni qeveri dhe pse nuk e mbështesni Pendarovskin në rreth të dytë
    Taravari: Një status në Facebook bëri revolucion, shkaktoi dyndje
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Saliu pyet BDI-në: Ku ishit këto 22 vite për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që VLEN po u jep epilog?

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Saranda Imeri: Doktor, kokat e krimit i ke ne Kuvend ende!

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Qeveria ka shumicë stabile, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë

    May 16, 2025
    Politikë

    Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?