Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “Click plus” në TV21 ka bërë të ditur se më 6 korrik do të nënshkruhet kontrata për rrugën Shkup- Bllacë, që është një investim mbi 200 milionë euro ku njëra e lidhë me Shqipërinë dhe tjetra me Kosovën.
“Këtu është edhe investimi, për herë të parë një qeveri ndan 40- 60 milionë euro për ndërtimin e një Universiteti në gjuhën shqipe dhe po punohet me intensitet të lartë, nesër presim që toka t’i ndahet komunës lidhur me sheshin ‘Skënderbeu’ ku hapet procedura e fillimit të punimeve mbi 20 milionë euro që është një investim kombëtar si dhe te decentralizimi që është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë mes tjerash Mexhiti, njëherësh kryetar i komunës së Çairit.

