Në seancën e djeshme të Qeverisë janë emëruar 10 drejtorë të rinj nga Koalicioni VLEN. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ndërsa i njëjti është emëruar edhe koordinator për organizimin e ngjarjeve për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Postimi plotë i zv.kryeministrit të parë Izet Mexhiti:
“Zhvillime të rëndësishme nga SEANCA E DJESHME E QEVERISË
Në seancën e djeshme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u morën vendime qenësore për zhvillimin e mëtejshëm të politikave të VLEN.
Në këtë seancë:
Janë emëruar 10 drejtorë të rinj nga Koalicioni VLEN; individë të përkushtuar të cilët do të sjellin energji dhe ide inovative në institucionet përkatëse.
Qeveria e RMV angazhoi Ministrinë e Financave të bëjë interpretimin autentik të Ligjit për lojërat e fatit; Intepretimi autentik mundëson largimin e kumarit nga shtëpitë tona, me mbylljen e menjëhershme të on-line kazinove dhe zvogëlimin e kazinove dhe bastoreve nga 50-70%.
Në cilësinë e zv.kryeministrit të parë, u zgjodha koordinator i organizimit të ngjarjeve për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
VLEN vazhdon angazhimin e saj për një jetë më të mirë për qytetarët.
Kalojmë në VEPRIM!”, shkruan Mexhiti.