Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, kundër Ballkanit të Hapur

Përditësimi i fundit: 2024/05/13 at 12:46 PM
Publikuar May 13, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 13 maj – Shtypi maqedonas shkruan sot se qeveri e re e Maqedonisë së Veriut do të ketë edhe vendime të reja dhe siç mësohet “nga takimi i realizuar mes Vlen dhe VMRO-së, është rënë dakord që të dilet nga kjo inciativë apo ide e dështuar. Çfarë dobie sjell heqja dorë nga Ballkani i Hapur?! Në parim është një vendim që është dashtë të merret shumë më herët pasi Ballkani i Hapur është ide përmes të cilës tentohet të zëvendësohet Procesi i Berlinit, dhe me këtë me automatizëm reflektohet një pavarësi nga BE e ky është gabim”, shkruan Zhurnal.

VMRO-Vlen, dakord që vendi të largohet nga Ballkani i Hapur

- Reklamim -

VMRO-DPMNE dhe koalicioni Vlen në takimin e realizuar siç është informuar kanë rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme. Duke cituar burime nga takimi, Alsat ka njoftuar se VMRO-DPMNE dhe Vlen janë marrë vesh për daljen e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur”.

“Vlen ka kërkuar dalje nga Ballkani i Hapur dhe një ide e tillë është përqafuar nga VMRO-DPMNE”, raportoi Alsat.

Kjo si duket është arritur parimisht ditën e takimit kur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët Aleksandar Nikoloski, Vllado Misajlovski, Timço Mutsunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, u pritën në selinë e Vlen në Shkup nga Arben Taravari, Izet Mexhiti, Biljal Kasami dhe Afrim Gashi.

Nëse me punë të tilla fillon qeveria e re i bie që po punojnë në interes të zhvillimit dhe progresit të vendit dhe shumë lehtë po gjejnë gjuhë të përbashkët dakorduese si partnerë të koalicionit.

Pse është e dëmshme ideja e Ballkanit të Hapur.

Tentativat për të zëvendësuar idenë e Merkelit me atë të Vuçiçit ishin të pakuptimta dhe të panevojshme, madje ishin tejet të dëmshme për vendin dhe rajonin. Prandaj, nuk kishte nevojë për një bashkëpunim të iniciuara nga ide të reja, kur diçka e tillë veçse se ekzistonte qysh nëntë vite më parë. Pasi, Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

“Ballkani Hapur” largonte shtetet nga Procesi i Berlinit, gjegjësisht anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Vuçiç bashkë me Ramen tentuan ta kërcënojnë BE-në se kinse paskan alternativa tjera të zhvillimit të rajonit, pra me këtë dërgoheshin mesazhe se munden edhe pa BE-në, e kjo i hapte rrugën e terrenin e përshtatshëm ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Nisma e Ballkanit të Hapur fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u nënshkrua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal. Prandaj, edhe kundërshtoi fuqishëm deri sa vetë nismëtarët e kuptuan që gabuan dhe dështuan. Por, lëvizjet e fundit po tregojnë që akoma nuk janë bindur sa e si duhet që kjo ide është e gabuar.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004. Ka vetëm statusin e vendit kandidat. Ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim si pasojë e vetos bullgare që kanë të bëjnë me kontestin e hapur kryesisht mbi çështjet historike, tani vetoja është larguar me një marrëveshje që Maqedonia e Veriut t’i fut bullgarët pjesë integrale të Kushtetutës. Pritet që deri në fund të këtij viti të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, është shtet kandidat, por ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim, si pasojë e bllokadës nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Shqipëria dhe RMV janë parashikuar si shtete bllok të fillojnë negociatat me BE-në. Edhe Mali i Zi është vend kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2008. Serbia, po ashtu, është shtet kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova vitin që lamë pas ka aplikuar për anëtarësim në BE por ende nuk e ka marrë statusin e shtetit kandidat, ” përfundon Zhurnal.mk.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 13 Maj, 2024 May 13, 2024
Artikulli i mëparshëm Taravari: Mos keni drojë, do t’a largojmë terrorin partiak
Artikulli tjetër KSHZ-ja do të vendos rreth ankesave të arritura nga zgjedhjet parlamentare

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) rikonfirmon përkushtimin e tij të palëkundur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

    3shi.net September 27, 2024
    Osmani i reagon VLEN-it, i quan vasal, por nga VLEN i kundërpërgjigjen
    Ndotja e ajrit mbetet në nivel të lartë , Shkupi sot zë vendin e 5 në Evropë
    Një tërmet 7.2 ballë godet Perunë
    Nesër shorti i Botërorit 2026, ceremonia ekskluzivisht në ekranin e Klan News
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?