Qeveria barazon diplomat e medresesë me ato të shkollave të mesme – Ditë historike për besimtarët!

1 Min. Leximi

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka njoftuar se Qeveria sapo ka miratuar Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare. Ky ligj mundëson barazimin e diplomave të medresesë me diplomat e çdo shkolle të mesme në Maqedoninë e Veriut.

“Ditë e madhe për besimtarët në vendin tonë, ditë e madhe për medresenë!”- ka shkruar Murtezani, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt njohjes së plotë të arsimit fetar në sistemin kombëtar të arsimit.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull