Qëndronte mbi veturë dhe brohoriste bulevardit të Shkupit, ndëshkohen dy persona

1 Min. Leximi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë identifikuar dhe ndëshkuar dy persona, pasi njëri nga ata, ulur mbi veturë dhe tjetri me patent shofer të skaduar, kanë rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, njofton TV21

Nga MPB-ja thonë se rasti ka ndodhur në Shkup, policia ka gjetur dhe ndëshkuar personat që lëviznin në mënyrë të rrezikshme me një veturë Golf në bulevardin “Aradhet Partizane”.
Njëri nga personat ishte duke qëndruar mbi veturë, duke rrezikuar sigurinë e tij dhe të tjerëve në trafik, ndërkaq vozitësi, S.F., kishte lejen e skaduar të qarkullimit dhe u ndëshkua sipas ligjit për automjetet.

Personi që qëndronte në kulm, A.I., mori masë sipas ligjit për sigurinë rrugore.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull