Ish-kryeministri që dikur ka qenë edhe kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka kundërshtuar punimet që po zhvillohen në rrugën pranë “Xhamisë së Llapit”.
Mustafa ka thënë se rruga Ilir Konusheci, te Xhamia e Llapit është nga arteriet kryesore për Llap e Gollak dhe nga Llapi.
Mustafa ka se ky është vendim arbitrar, duke shkruar se banorët kanë të drejtë të protestojnë dhe kundërshtojnë.
“Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët.”, ka shkruar Mustafa ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Pse po ngushtohet rruga Ilir Konusheci, te Xhamia e Llapit. Njëra nga arteriet kryesore për Llap e Gollak dhe nga Llapi. Rrugë që u zgjërua në 12 metra nga koha kur reformatori i madh i Prishtinës, Nazmi Mustafa ishte kryetar. Banorët kanë të drejtë të protestojnë dhe kundërshtojnë, sepse besoj që është vendim arbitrar, cili nuk respekton interesat e banorëve, të bineseve të vogla dhe të qytetarëve të Kosovës. Udhëheqja e Prishtinës nuk ka të drejtë që në këto forma të eksperimentojë me qytetarët. Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët.

