Prokuroria kërkon paraburgim 48 orësh për 19-vjeçarin e dyshuar për vrasje në Bojanë

2 Min. Leximi

Prokuroria kërkon paraburgim 48 orësh për 19-vjeçarin nga fshati Bojanë në Shkup, i cili dyshohet se ka vrarë një 18-vjeçar të premten e 15 majit, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se po vazhdon procedura e mbledhjes së provave, ndërsa është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë.

“Lidhur me vrasjen e një 18-vjeçari nga fshati Bojanë i Shkupit, në zonën e Sarajit, një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër për autopsinë e trupit të viktimës, si dhe urdhra për ekspertizë të gjurmëve dhe analiza krahasuese të armës me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Ekziston dyshim i bazuar se veprën penale “Vrasje”, sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit Penal, e ka kryer një 19-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili është privuar nga liria. Megjithatë, duke pasur parasysh se grumbullimi i provave është ende në vazhdim dhe ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik arratisjeje, mundësi ndikimi mbi dëshmitarët dhe fshehjeje të gjurmëve, si dhe rrezik që i dyshuari të kryejë vepër tjetër penale, prokurori publik i ka kërkuar gjykatësit të procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh, deri në sigurimin e të gjitha provave dhe hapjen formale të hetimit”, thonë nga Prokuroria.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull