Kur merren vendime strategjike për të ardhmen e Çairit, nevojiten ekspertë të dëshmuar që i çojnë proceset përpara. Në këtë kuadër, Prof. Bujamin Bela i është bashkuar ekipit të Izet Mexhitit, duke sjellë ekspertizën e tij profesionale në fushën ekonomike dhe buxhetore.
Prof. Bela është akademik i doktoruar në menaxhment në Universitetin e Stambollit, një nga institucionet me renome ndërkombëtare. I dalluar si student ekselent dhe sot profesionist me dije të thella e vizion modern, ai do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të Komunës së Çairit.
“Mirë se vjen në ekipin fitues, profesor!”, theksoi Mexhiti në postimin e tij.