Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot me nderime shtetërore dhe ushtarake e priti presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni.Pas pritjes do të vijojë takim tet-a-tet, ndërsa pastaj takim plenar i delegacionit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Presidentët Siljanovska-Davkova dhe Begaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë, do të vendos kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën e “Shën Spas”-it në Shkup.
Sipas agjendës së vizitës zyrtare, presidenti shqiptar do të mbajë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ndërsa pas nënshkrimit në librin e përshtypjeve, ai do të mbajë fjalim para deputetëve.

