Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin Rama

1 Min. Leximi

Tiranë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Anadolu.

- Advertisement -

Presidenti Erdoğan është pritur nga Rama në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë, ndërkohë pas takimit dypalësh do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë.

- Advertisement -

Pas takimeve, Erdoğan dhe Rama do të mbajnë një deklaratë për mediat, si dhe është planifikuar të nënshkruhen disa marrëveshje.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, kryediploamti turk Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın si dhe kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes, Ali Erbaş.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull