Prej sot VLEN lëshon në përdorim ueb faqen evropiane VLEN.EU

1 Min. Leximi

Shkup, 17 prill – Në kuadër të rritjes së transparencës para opinionit, koalicioni VLEN prej sot ka lëshuar në përdorim ueb faqen e saj evropiane www.vlen.eu.

Me një dizajn modern, ueb faqja është përgatitur sipas standardeve të ueb faqeve moderne të partive të njohura në vendet e Evropës Perëndimore. Viztorët e kësaj faqe në një vend do të kenë programin zgjedhor të koalicionit VLEN, si dhe fjalimet e aktivitetet e përditshme politike të liderëve të partive që përbëjnë këtë koalicion, por edhe të shtabeve zgjedhore gjithë andej ku janë prezentë.

- Advertisement -

Ueb faqja do të përmbajë informata të shumta edhe për aktivitetin e Forumi të Gruas, Forumit Rinor, organizimit partiak, por edhe për misionin e këtij koalicioni.

Me një fjalë koalicioni VLEN prej sot funksionon me një ueb faqe evropiane e cila ia vlen të vizitohet.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull